Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën. Pasi e ka mohuar për një vit me rradhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vendeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Ai ka renditur tetë pyetje për të cilat Rama duhej të përgjigjej ndaj ambasadorëve.
“Edi Rama duhet ti sqaronte sot ambasadorët për:
1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
2. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?
3. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
5. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 ton.
6. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shoën me leterpërgjigjen e Avramopulosit
7. Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?
8. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues.
Tashmë është tepër vonë për shoën propagandistik me drogën. Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit”, theksoi Ristani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/