Pezullohen afatet e paraburgimit deri me 17 nëntor për Shukri Xhelilin

Pezullohen afatet e paraburgimit deri me 17 nëntor për Shukri Xhelilin

88
0
Shares

Shtyhet seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Xhelilit Genc Gjokutaj.

Në seancë nuk ishte i pranishëm as Xhelili, pasi kishte refuzuar të ishte prezent pa praninë e avokatit. Mësohet se Xhelili i ishte drejtuar Gjykatës me një shkresë, ku donte të përfaqësohej nga avokati, por edhe ky i fundit nuk u paraqit.

Në këtë mënyrë Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar afatet e paraburgimit deri me datë 17 nëntor, kur edhe do të zhvillohet seanca e rradhës. Xhelili akuzohet për korrupsion pasiv. Shukri Xhelili është marrë i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv pas videooskandalit seksual të publikuar në Ora News.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY