Historia dramatike/ U përdhunua që 13 vjeçe, më pas u shtrua në...

Historia dramatike/ U përdhunua që 13 vjeçe, më pas u shtrua në psikiatri, vajza: Babai mohoi ekzistencën time

53
0
Shares

Ajo është vetëm 26 vjeç dhe në jetën e saj ka kaluar shumë peripeci.

Matilda Hysenaj që në momentet e para që erdhi në jetë u mohua nga babai i saj biologjik. Vitet që do të pasonin do të ishin një dramë për vogëlushen, e cila u abuzua seksualisht me dhunë që në moshën 13 vjeçe nga persona ende të paidentifikuar. Fill pas kësaj ngjarje, ajo nis të kurohej pas probleme të shëndetit mendor që pati. Mes lotësh dhe dhimbje për dramat e njëpasnjëshme që Matilda kishte kaluar, që nga vdekje e nënës dhe qëndrimi në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, sot 26-vjeçarja apelon për ndihmë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”.

HISTORIA E TRISHTË E MATILDËS

Gjithçka nisi në vitin 1989, kur nëna e saj Violeta Hysenaj filloi një lidhje dashurie me një koleg të punës se saj. Personi në fjalë nuk pranoi shtatzëninë e zonjës dhe kur Matilda erdhi në këtë botë u mohua nga ai. Vajza u rrit me nënën e saj, e cila me shumë mund bëri të pamundurën që Matildës së saj mos t’i mungonte asgjë. Por fatkeqësisht vitet që do të pasonin do të ishin një drame për vogëlushen. Ne moshën prag adoleshencës me vajzën abuzojnë seksualisht disa persona qe edhe sot e kësaj dite Matilda nuk i njeh. Ajo ishte vetëm 13 vjeç ku pësoj tronditjen e madhe psikologjike dhe shpirtërore. Ishte e vështirë të harronte imazhet e saj natë dhe ditë pas dite gjendja e saj rendohej. Në këto kushte Matilda nisi të kurohej për shëndetin mendor. Por problemet dhe dhimbjet shtoheshin në këtë familje. Ne vitin 2010 nëna e saj, Violeta diagnostikohej me një sëmundje të rendë dhe të pashërueshme.

 

Në vitin 2012, kur Violeta mësoi nga mjeket qe ditët e saj te jetës ishin të pakta, ajo vendosi qe gocën e saj, e cila vazhdonte të kurohej nga shëndeti mendor ta dorëzonte në spitalin Psikiatrik të Vlorës. Kjo ndarje ishte e dhimbshme mes nënës dhe të bijës. Kjo do të ishte dhe hera e fundit që Matilda do të ishte nën kujdesin e mamasë dhe nuk do ti dëgjonte me zërin por as nuk do të ndjente me përkëdheljen e saj. Në vitin 2012 Violeta nuk mundi dot të luftonte me kancerin dhe ndërron jetë në një spital duke lënë amanetet e fundit për të bijën Matilden. Matilda ka pak muaj që ka lënë ambientet e spitalit psikiatrik të Vlorës për të rinisur një jete të re, ndërsa ajo sot ka nevojë për ndihmë.

INTERVISTA

Si shkon me shkollë?

Mirë. Qe në moshë të vogël mirë kam shkuar me shkollën.

Dukesh shumë e vogël..

Kështu më ka krijuar Zoti. Trupin, fytyrën.

Si sillen në shkollë me ty?

Shumë mirë sillen të gjithë me mua. Kam marrë një javë leje nga drejtori i shkollës për problemet familjare që kam.

Si u njoh mamaja jote me babain?

Ishte nga Tërbaçi i Vlorës. Ajo punonte në Fabrikën e Sodës. Me informacionet që më kanë thënë qytetarët. Shumë më kanë thënë se mami dhe babai janë njohur në ambient pune.

Ju e dini kush është babai jot?

E njoh. E kam njohur që tre vjeçe.

Pse të mohoi babai kur mësoi se nëna ishte shtatzënë?

Di që mamaja dhe babai im kanë bashkëjetuar. Por nuk di shumë arsye sepse kam qenë fëmijë.

Hyseni është mbiemri i nënës? Babai nuk të ka njohur si fëmijë biologjik?

Jo. Mamaja ka jetuar në të njëjtën shtëpi ku jetonte babai. Por ka marrë një shtëpi edhe nga fabrika e sodës, ku ka punuar për vite të tëra.

Si ka qenë fëmijëria jote?

Unë kam jetuar me nënën time. Mamaja për mua u bë burrë edhe grua, për jetesën që me krijoi. Kam qenë shumë e afërt me të.

Babain e ke njohur në moshën 3-vjeçare

…Duke mos patur më kontakt me babain tim, mamaja shtëpinë që ka pasur më parë e ka shitur, dhe lekët i futi te Gjallica. Hoqi disa lek mënjanë për të marrë shtëpi më poshtë. Babain tim e njoh. Të gjithë fqinjët më kanë treguar babain tim, edhe nëna ime. E kam takuar në moshën 3 vjeç. Më pas vetëm e kam parë në rrugë. Nuk i flas, sepse kur i kam kërkuar në moshë të vogël të kisha ngrohtësinë e tij, më largoi. Më tha “ik se nuk je çupa ime”. Ai nuk me flet mua, edhe mua nuk me intereson ai. Kam jetuar me nënën deri në moshën 6 vjeç. Më pas ajo filloi punë rrobaqepëse. Dhe më ka çuar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, do kem qenë 4 vjeç atëherë.

Ke kontakte me familjen e nënës?

I kam njohur. Shkonim dhe te një vëlla i mamit.

Çfarë të ka ndodhur në moshën 12-vjeçare?

Nëna ime pinte cigare, dhe më dërgoi në dyqan për t’i blerë 400 lekë cigare. Unë shkova. Kam qenë me flokë të gjata, e shkurtër, topolake. Kur po kthehesha, ka qenë ora 5 e gjysmë mbasdite, ka qenë pasdite. Sa kishte filluar të errësohej. Këta persona që m’ua afruan mua merrnin edhe vajza të tjera në Vlorë për t’i trafikuar. Më shkulën flokët, më qëlluan me grusht, më futën në një makinë të bardhë, dhe u larguan. Më kanë rrahur, dhe njëri më ka përdhunuar. Kur mamaja ime po më kërkonte, lajmëroi policinë. Pyetën të gjithë banorët e pallatit, dhe shitësen e dyqanit. Di që sot këta persona janë vrarë. Nuk u di emrat. Di që ai që më dhunoi ka pasur një sy bojëqielli dhe një tjetër.

Si e kapërceve këtë moment?

Kur po afrohej policia, më kanë rrahur prapë, më kanë dhënë një dozë drogë, dhe më kanë prerë me thikë në vena. Me çuan në spital, ku kam qëndruar një muaj e gjysmë. /BalkanWeb/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY