DOSJE/ Kleriku i parë katolik i vrarë në vitin 1944 që i...

DOSJE/ Kleriku i parë katolik i vrarë në vitin 1944 që i mungon listës së lumnimit të 5 nëntorit

68
0
Shares

Nga Kastriot Dervishi

Pas pak ditësh, Papa Françesku nga lista e gjatë e klerikëve që humbën jetën nga komunistët do të lumnojë disa klerikë katolikë shqiptarë. Në krye të listës së klerikëve që nuk do kenë fatin të lumnohen është i pari prej tyre, Patër Lekë Luli, një klerik që gjatë luftës ishte jo vetëm antifashist por edhe antikomunist. Po ishte kleriku i vetëm katolik që haptazi shprehu simpatinë e tij për Mbretin Zog.
Prefektura e Kosovës më 19. 07. 1944, e njoftonte kështu zyrtarisht për këtë vrasje. Informacioni bën fjalë se vrasja ka ardhur fill pas një mbledhje të bërë midis forcave politike në zonën e Tropojës. Në përfundim të mbledhjes, qëndrimi i Patër Prek Lulit nuk i ka pëlqyer komunistëve dhe në mënyrë të pabesë e vranë atë. Ja një pjesë e njoftimit të asaj kohe:

“Vijim i njoftimit të datës 9.7.1944, çeta partizane dhe komuniste më datë 10 – 15 korrik, kanë vazhdue mbledhjen e tyre në katundin Valbonë, duke asistue afër 400 veta për çdo krahinë dhe sa kemi mundur me kundërshtue, Gani Kryeziu ka kundërshtuar me shokët e tij çeta partizane dhe komuniste duke u thënë se nuk bënte pjesë më to, pse ishte thjesht nacionalist shqiptar. Kështu Gani Kryeziu është ndarë krejtësisht me partizanët dhe ç’drejtim ka marrë nuk e dimë.
Fadil Hoxha, Zeqir Jah Rexha dhe Sali Mani në fjalimet që kanë mbajtur kanë kërkuar prej partizanëve të sulmojnë Plavën, Gucinë dhe këtë qendër, që kështu të lidhen e të korrespondojnë me çetat e Titos. Fjalimit të mësipërm, Gani Kryeziu e ka kundërshtuar krykëputësisht, duke thënë se Plavës dhe Gucisë, në rast se kanë për t’u sulmuar prej malazezëve, do t’u shkonte në ndihmë. Në mbledhjen e sipërme paska marrë pjesë edhe një frat, i quajturi Patër Lekë Lulashi, i cili në fjalimin e mbajtur ka ofenduar komunistët duke ju thënë se Partia Komuniste është e rrejshme dhe shumë e keqe, që nuk pajtohet me nacionalizmin shqiptar dhe deklaroi se ishte shqiptar i vërtetë e bënte pjesë në partinë zogiste. Mbledhja është shpërndarë duke u shpartallue secili në vete. Një sasi partizanësh kanë qëndruar në Valbonë bashkë me Sali Manin.
Rreth datës 16-17, Patër Lekë Luli duke u kthyer nga Valbona për në Shalë, në vendin e quajtur Rragami i Shalës është vrarë prej çetave komuniste të Valbonës…”.

Vrasjen e klerikut Luli e mori përsipër batalioni partizan “Perlat Rexhepi”. Komunistët pretenduan se pasi e vranë Patër Lulin dhe ndihmësin e tij, i zunë dokumente me shumë rëndësi. Ata thoshin po ashtu se Patër Luli ishte “agjent” edhe i gjermanëve edhe i anglezëve (vetëm komunistët njohin kësisoj lloj “agjentësh”).
Vrasjen e tregon me krenari komandanti i batalionin në fjalë Rexhep Haka në një libër të botuar në vitin 1970.
Sipas librit, Patër Luli me vete kishte pasur kushtetutën e vitit 1928 si dhe dokumente personale si pasaportë, etj. Këto ishin quajtur për vite me radhë “dokumente të rëndësishme spiunazhi”.
patër lekë luli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY