“Baba Taku” del nga spitali, hap çantën… dhe çudit përsëri

“Baba Taku” del nga spitali, hap çantën… dhe çudit përsëri

54
0
Shares

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, prej kohësh “po rrinte urtë”, sikurse kanë raportuar edhe mediat, për shkak të disa problemeve me shëndetin. Dhe “për të kapur kohën  humbur”, pas daljes nga spitali, ka hapur çantën “e famshme” të tij, dhe nuk ka si të mos çudisë përsëri…
“Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar titullarë institucionesh dhe zyrtarë të lartë”.
Kështu ka deklaruar sot Baba Taku.
Sipas tij këtë e ka bërë nën hundën e prokurorisë, ndërsa shtoi duhen bërë menjëherë ndryshimet ligjore për raportimin e agjencive inteligjente, pasi SHISH refuzon kontrollin dhe llogaridhënien.
Baba Taku shtoi se SHISH ka dy vite që nuk raporton në Kuvend dhe se më herët ka refuzuar kontrollin parlamentar. Kreu i Komisionit të Sigurisë i bëri deklaratat gjatë tryezës “Kuvendi dhe Institucionet e pavarura”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY