SKANDAL/ DEA në Tiranë për Klement Balilin, Policia Shqiptare fsheh kërkesën e...

SKANDAL/ DEA në Tiranë për Klement Balilin, Policia Shqiptare fsheh kërkesën e Interpolit për arrestimin e tij

49
0
Shares

Gazeta greke “Kathimerini” thotë se ditët e fundit vizituan Tiranën agjentë amerikanë të DEA-s, që ndodhen me seli në Athinë.
Qëllimi i kësaj vizite lidhet me “Eskobarin e Ballkanit” ndaj të cilit ka një urdhër arresti ndërkombëtar dhe që qëndron i fshehur në Shqipëri.
Ndërkohë, burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur për TV Klan se ndaj Balilit ka një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Athina. 46-vjeçari kërkohet nga drejtësia greke për trafik të lëndëve narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Por, në faqen zyrtare të Interpol, ku është lista e persona të kërkuar nga policitë e vendeve anëtare, emri i Klement Balilit nuk figuron të jetë aty. Pavarësisht pretendimeve, 46-vjeçari nuk i është vënë në dispozicion asnjë moment drejtësisë shqiptare për të sqaruar pozicionin e tij me akuzat e ngritura.
Një ditë më parë Balili tha për mediat greke se një pjesë e policisë greke në bashkëpunim me ish-Kryeministrin Berisha po e përdorin emrin e tij për të dëmtuar Kryeministrin Edi Rama.
Klement Balili deri në datën 12 Maj të këtij viti ka mbajtur detyrën e drejtorit të transporteve në qytetin e Sarandës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY