“Nëse LSI nuk do të ‘rimartohet’ djathtas, ne do vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas”.
Kjo deklaratë e Kryeministrit Edi Rama, në intervistën e transmetuar të dielën në Televizionin Klan, ka acaruar aleatin kryesor qeverisës.
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi përmes Luan Ramës, i cili përdori një gjuhë të ashpër dhe i kërkoi qeverisë të fokusohet tek çështje të rëndësishme, e të mos merret me batuta.
“Me gjithë respektin që kam për vëmendjen dhe punën që ju bëni, si ish-koleg me ju, nuk jam këtu dhe nuk preferoj të merrem as me batuta e as me mistrecllëqe batutash”.
Teksa LSI u shfaq e shqetësuar nga deklarata e Kryeministrit, në kampin socialist situata duket më se normale. Taulant Balla u shpreh edhe më i sigurt se Kryeministri, që LSI nuk do të kthehet në koalicion me Partinë Demokratike.
“Aleanca për Shqipërinë Europiane është e bindur që edhe në Qershor 2017 do të marrë besimin e shqiptarëve për të qeverisur”.
“Sigurisht bashkë me LSI”, shtoi Balla.
Në intervistën e dhënë për Televizionin Klan, Kryeministri Edi Rama tha se për të ardhmen e koalicionit do të vendoset pasi në LSI të përfundojnë zgjedhjet për kryetarin, për të cilat tha se nuk pritet ndonjë surprizë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/