Një tjetër grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant në autostradën Tiranë Durrës. Dy persona me maska janë afraruar drejtë karburantit, dyshohet se me vete kanë pasur edhe armë zjarri dhe kanë arrituar të marrin kasafotën. Sipas punonjësve të karburantit në kasafortë ishte xhiroja e dy ditëve dhe një shumë prej 1.000.000 lekë.
“Rreth orës 03:12, në Autostradën Tiranë – Durrës, tek mbikalimi i Rinasit, dy persona (me çorape në kokë), janë afruar tek njëkarburant, me një automjet, ku njëri nga dy personat dyshohet të ketë pasur armë zjarri. Punonjësi i karburanti sapo ka parë dy personat të zbresin nga mjeti është larguar me vrap.
Nga hetimet paraprake dyshohet se janë larguar në drejtim të Durrësit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre criminal”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/