Ju e festoni, por nuk e dini historinë e Halloween

Ju e festoni, por nuk e dini historinë e Halloween

90
0
Shares
 
Festa e njohur si “Halloween”, është festa më popullore në Shtetet e Bashkuara, pas Krishtlindjes.
“Halloween” është nata mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit që festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që kohëve të fundit ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë, prej nga e ka edhe burimin.

Si fjalë, është e formuar nga fjala “all – hallows – even” që do të thotë “Nata e të gjithë të shenjtëve, e njohur ndryshe edhe si “Nata e Shtrigave”.

Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpeshherë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar.

10 simbolet kryesore të Halloween-it janë: Misri dhe gruri, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë, merimangat, lakuriqët e natës, macet e zeza, skeletet, fantazmat, maskat, kostumet dhe shtrigat.

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve, dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë.

Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti amerikan Barak Obama dhe zonja e parë, Michele Obama për vite me radhë, kanë organizuar pritje me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale.

Shtëpia e Bardhë ishte mbushur me kunguj, me vampirë e shpirtra të këqij, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera të festës. Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBAdhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY