FOTO LAJM/ Ambasadori i Suedisë në një tur me biçikletë nëpër Shqipëri

FOTO LAJM/ Ambasadori i Suedisë në një tur me biçikletë nëpër Shqipëri

64
0
Shares

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi, bënë të ditur se gjatë vitit do të udhëtojë nëpër Shqipëri me biçikletë. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai do të vizitojë projektet  që mbështeten nga Suedia si dhe do të informohet mbi progresin në lidhje me reformën administrative dhe atë territoriale. Gjithashtu, do të vizitojë shkolla për të diskutuar me nxënësit dhe për t’u takuar me njerëz nga zona të ndryshme të Shqipërisë. 
Duke folur për turin me biçikletë i cili po afron, Ambasadori Ndisi nënvizoi mundësinë për të mësuar më shumë për Shqipërinë.
“Vizita me biçikletë nëpër Shqipëri është një mënyrë e shkëlqyer për të vizituar pjesë të ndryshme të vendit, për të folur me të rinjtë dhe njerëzit në përgjithësi. Gjithashtu është një mënyrë që unë të kuptoj më mirë rezultatet e bashkëpunimit tonë për zhvillim dhe të kuptoj se çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh Ambasadori Ndisi.
Po ashtu, ai vuri theksin tek ecja me biçikletë si një mjet transporti miqësor me ambientin – duke qenë se ambienti është një nga fushat prioritare të Suedisë për mbështetje. 
Ambasadori Ndisi do ta fillojë turin e tij çiklistik më 1 nëntor në Shkodër, “qyteti i biçikletave” në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij, ai do të ketë takime në Bashkinë e Shkodrës, policinë vendore, partnerët lokalë dhe të rinjtë.
Më datë 2 Nëntor, Ambasadori Ndisi do të udhëtojë drejt Lezhës, ku vizita do të fokusohet në mbështetjen e Suedisë për një përdorim të qëndrueshëm të burimeve të tokës në këtë zonë.
Në vijim, do të ketë edhe data të tjera, lajmëron zyrtarisht Ambasada e Suedisë në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY