Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme kryeqytetin. Një turiste çeke rreth 40 vjeç dyshohet se është hedhur nga dritarja e një prej dhomave të katit të 6-të të hotelit ku ajo po qëndronte dhe ka rënë mbi një sipërfaqe tarace në katin e tretë.
Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, në Bulevardin “Zogu I”, tek Hotel “Tirana Internacional”. E plagosura, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/