Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka shpallur listat e fituesve të ciklit të dytë të studimeve master.
Në këto lista ajo që të bie në sy është fakti se në të gjitha programet e studimit “Master Shkencor” dhe “Master Profesional”, një pjesë dërrmuese e fituesve janë me mesatare mes 5.2 deri në 6.9.
Në programin Arkivistë në “Master Profesional”, nga 44 fitues, 14 prej tyre janë me mesatare nën 5.9. Po ashtu, edhe në programin Guidë Turistike, nga 11 fitues, 4 janë me mesatare të studimeve bachelor 5.3-5.6.
Skandali me cilësinë e pranimeve në këtë fakultet vijon edhe në programin “Master Profesional” Redaktori, ku nga 36 kandidatë fitues, 15 prej tyre e kanë mesataren e studimeve të ciklit të parë midis notës 5.2 deri në 5.9. Po ashtu, kjo situatë pasqyrohet edhe në pranimet e fituesve në “Master Shkencor”.
Në degën Gjeografi në “Master Shkencor”, nga 18 fitues, 6 prej tyre janë me mesatare mes 5.1-5.9. E njëjta situatë është edhe në programin Gjuhësi, Letërsi, Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Vetëm programi “Master Shkencor” në degën Trashëgimi Kulturore, nuk ka student fitues me mesatare nën 6.
Po ashtu, rezultate disi më të larta kanë edhe fituesit në “Master Profesional”, Gjuhë Letërsi, Mësues, ku rezulton se vetëm 5 prej tyre kanë mesatare 5.5-5.9, nga 130 fitues në total.
Në kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës ishte dhe nota mesatare e aplikuesve, por me sa duket ka pasur pak studentë aplikues dhe shumë kuota pranimi, ndaj 30% e fituesve janë me mesatare nën 6. Bashkëngjitur shkrimit janë studentët fitues të Fakultetit të Filologjisë në master.(Gazeta Shqiptare)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/