3 persona të maskuar kanë grabitur ditën e sotme një banesë. Autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit. Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 në Lumalas. Banesa e grabitur është e shtetasit I.SH, 60 vjeç i cili ka edhe një objekt privat në Fushën e Korçës.
Njoftimi i plote i policisë
Në datë 30 tetor 2016, rreth orës 03:00, policia u njoftua se në fshatin Lumalas, Korçë, ne banesën e shtetasit I.Sh, 60 vjeç, kanë hyrë 3 persona të maskuar. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin ne dy kasaforta një shumë parash. Shtetasi I.Sh, ka një aktivitet privat në fushën e tregëtisë. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve. Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/