Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Blushi shkruan se Rama nuk duhet të sulmojë median pasi situatanë të cilën ndodhet sot ajoështë produkt i politikës. “Pashë KM që kishte bërë një video kundër medias. Ka ende njerëz që ngatërrojnë fytyrën me pasqyrën.Politika është fytyra ndërsa media është pasqyra.Zakonisht ata të cilëve nuk iu pelqen fytyra përpiqen të mbulojne pasqyrën por kjo nuk i ndihmon.Përkundrazi!”, shpreh deputeti Ben Blushi.
Ky reagim i Ben Blushi, ka ardhur pas deklaratave që Edi Rama bëri ndaj analistëve dhe portaleve duke i sulmuar ato.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/