Po ndodh në Tiranë/ Protestë-koncert kundër importit të plehrave

Po ndodh në Tiranë/ Protestë-koncert kundër importit të plehrave

63
0
Shares

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbrëmjen e sotme është mbajtur një koncert-protestë në Tiranë për të kundërshtuar importin e plehrave në Shqipëri. Ligji në fjalë u kthye nga presidenti Bujar Nishani për t’u rishqyrtuar në Kuvend, ku mazhoranca pas konsultimeve është shprehur se do të ketë ndryshime nga ligji i mëparshëm.

Shoqëria civile e cilëson ligjin si justifikim për të sjellë plehra në Shqipëri dhe për ketë ka zhvilluar disa protesta që ky ligj të mos kalojë në parlament.

Koncerti-protestë u mbajt tek zona e ‘Piramidës’, ku morën pjesë këngëtarë të ndryshme, figura të njohura publike, ambientalistë e gazetarë që kundërshtojnë importin e mbetjeve në vendin tonë. Ligji pritet që të kalojë në Kuvend, dhe nëse votohet shoqërisë civile nuk i mbetet rrugë tjetër, vetëm për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese.


/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY