Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen e një super skafi 12 metra të gjatë me tre shtetas të huaj në bord.
Në operacion policia është përfshirë me dy mjete të shpejta, me të cilat ka bërë të mundur edhe ndalimin e tij afër zonës së Kakomesë.
Mësohet se tre shtetasit e ndaluar janë të kombësisë turke.
Ndërkohë ka nisur krehja e zonës përreth në rrugë tokësore, pasi skafi dyshohet se ka ardhur për tu ngarkuar me lëndë narkotike me qëllim transportin drejt Greqisë.
Ky është rasti i dytë që brenda muajit tetor, policia kufitare bllokon mjete dhe shtetas të huaj të cilët vinë për trafikim të lëndëve narkotike.
Burime nga policia kufitare bëjnë me dije se skafi i sekuestruar sot ka tentuar disa herë të ngarkojë lëndë narkotike gjatë këtij muaji, por për shkak të masave të marra dhe patrullimeve në det e ka pasur të pamundur.
Mësohet se shtetasit turq të ndaluar do te procedohen për kalim te paligjshëm te kufirit shtetëror.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/