Qeveria, skandal me tenderin e impiantit në Toshkëz të Fierit

Qeveria, skandal me tenderin e impiantit në Toshkëz të Fierit

63
0
Shares

Çdo ditë po dalin në drite fakte të reja që vertetojnë se nxitimi i Edi Ramës për të miratuar ligjin e mbetjeve është thellësisht korruptim, deklaroi sot zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Deklarata:

“Rast flagrant është edhe koncesioni për ndërtimin e impiantit të djegjes së mbetjeve në Portëz të Fierit i miratuar me shpejtesi dhe në fshehtesi të plotë në muajin shtator

Firma fituese nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë.

Kompania “Integrated Technology Services” e regjistruar për aktivitet në fushën e Teknologjisë së Informacionit, 15 ditë pas shpalljes së tenderit shton në objektin e aktivitetit të saj edhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (Incenerator) dhe landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme.

Megjithëse është detyrim ligjor publikimi i kontratës, në portalin e prokurimeve publike është publikuar vetem një tip kontratë bosh.

Në të nuk ka të përcaktuar sa eshtë vlera e investimit dhe as tarifat koncesionare.

Nuk përcaktohet sa para do të përfitojë nga shtetit si subvencion, por vetëm që detyrimi i Autoritetit Kontraktor për pagesën fillon nga Data e fillimit të punimeve.

E vetmja gjë e percaktuar është afati 6 vjeçare i koncesionit. Pra për 6 vjet do tu merret toka pronarëve për të ndërtuar një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që Edi Rama shpreson të sjellë me ligjin e mbetjeve.

Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë në mungesë transparence dhe me shpejtësi marramendese. Ky është interesi i Edi Ramës dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për të mbuluar aferat e tij korruptive me ligjin e mbetjeve .

Kjo është arsyeja e vetme, shpjegimi i vërtetë se pse Edi Rama tre vite më parë bëri të anulohej referendumi duke anuluar ligjin për mbetjet, dhe sot riktheu ligjin dhe fyen këdo që është kundër.

Afera korruptive mbi të cilën po ngrihet ky impiant i djegjes se mbetjeve është arsyeja e dhunës se ushtruar një dite me parë ndaj banorëve të fshatit Portez që kundeshtojnë ndertimin e ketij impianti”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY