PD: Këshilli i Europës të monitorojë shfrytëzimin e fëmijëve nga bashkia e...

PD: Këshilli i Europës të monitorojë shfrytëzimin e fëmijëve nga bashkia e Tiranës

66
0
Shares

Partia Demokratike denoncoi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës shfrytëzimin e fëmijëve dhe grave për punë të rënda nga Bashkia e Tiranës dhe ndërhyrjet e Kryetarit të Bashkisë për të censuruar gazetarët që raportuan për këtë skandal të rëndë shtetëror.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të mbajtur në Paris, kërkoi nga KiE dërgimin në Tiranë të një misioni monitorimi për të hetuar për shfrytëzimin e fëmijëve në landfillin e Sharrës, ku humbi jetën në rrethana dramatike një fëmijë 17 vjeç dhe trupi i tij i gjymtuar u fsheh në pirgjet e mbeturinave. Më herët, në të njëjtat rrethana ishte fshehur edhe vdekja e një gruaje 42 vjeçe.

Deputetja Albana Vokshi shprehu shqetësim për përkeqësimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe akuzoi autoritetet e Tiranës për korrupsion dhe kriminalizim të institucioneve.

“Shfrytëzimi i fëmijëve për punë të rënda dhe dhunimi i të drejtave të tyre vazhdon të mbetet një problem shqetësues në Shëipëri. Referuar statistikave zyrtare dhe raportit të organizatës “ILO” , mbi 20 përqind e fëmijëve nën 18 vjeç jetojnë në varfëri absolute. Organizatat e fëmijëve raportojnë se mbi 100 mijë të mitur janë të kequshqyr dhe jetojnë në kushte ekstremisht të vështira ndersa 50 mijë punojnë në rrugë. Shqetësues është fakti që një numur i konsiderueshëm të miturish punon në kultivim dhe pastrim bimësh narkotike. Në raport progresin për Shqipërinë 2015, BE shprehu shqetësimin për rrezikun e trafikimit të fëmijëve dhe shfrytëzimit të tyre për punë, në mesin e tyre edhe të miturit e komuniteteve rom dhe egjiptianë. Autoritetet shqiptare fshehin statistikat e fëmijëve të trafikuar dhe të atyre që punësohen në të zezë.”- deklaroi deputetja Vokshi.

Zonja Vokshi denoncoi edhe praktikat korruptive të qeverisë me shërbimet jetike dhe kaosin e vendim-marrjes me programet e mbrojtjes sociale për familjet dhe njërëzit në nevojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY