Legalizimet, si bëhet pagesa për 5 kategoritë e reja të përfitimit

Legalizimet, si bëhet pagesa për 5 kategoritë e reja të përfitimit

202
0
Shares

Pesë kategoritë e reja që përfshihen në procesin e legalizimit pas ndryshimeve të fundit ligjore do të paguajnë parcelën ndërtimore me lekë dhe me bono privatizimi.

Çmimi i truallit do t’i referohet çmimit sipas hartës së vlerës së pronave në fuqi. Pronarët e ndërtimeve pa leje do të paguajnë gjysmën e vlerës së tregut të tokës në lekë dhe pjesën tjetër me bono privatizimi për të gjithë personat që kanë ndërtuar në tokën e të tretëve, raporton GSH.

Tarifat e shërbimit janë zeruar. Personat që kanë ndërtuar në tokën e tyre nuk kanë asnjë detyrim financiar për procesin e legalizimit.

Afatet

Burime zyrtare nga ALUIZNI bëjnë të ditur se në bazë të ligjit nr. 50, dt. 27.06.2014, të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Gjithashtu, qytetarët do të përfitojnë edhe një zbritje -10% të vlerës së parcelës ndërtimore, si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike.

Nëse poseduesit e ndërtimit pa leje nuk e shlyejnë plotësisht detyrimin financiar për parcelën ndërtimore brenda 6 muajve nga data e njoftimit, pasuria e paluajtshme e fituar në bazë të ligjit 9482, datë 03.04.2006 do të regjistrohet pranë ZVRPP-së, me barrë hipotekore deri në shlyerjen e këtij detyrimi.

Sipërfaqet

Ndërkohë që nuk mund të legalizohet më shumë se 3-fishi i bazës së objektit të ndërtuar pa leje. Në rast se një person ka ndërtuar 50m2 do të marrësh 150 metra dhe kjo logjikë do të ndiqet për të gjitha ndërtimet. Objektet tregtare që kanë bërë ndërtime psh., 500 metra do të marrin 1500 metra, por do ta paguajnë me çmim tregu. Ndërsa për llogaritjen e vlerës së parcelës është marrë gjysma e vlerës së tregut.

Kalimi i pronësisë

Në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohet që kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Në rastin e ndërtimeve me funksion banimi, si rregull sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë duhet të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por në çdo rast jo më e madhe se 500 (pesëqind) m². Për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik zbatohet vetëm kriteri i trefishit të sipërfaqes së bazës së ndërtimit. Kur për shkak të përmasave ose konfiguracionit të parcelës ndërtimore krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, ato i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

PAGESAT

1. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë bëhen vetëm në lekë.

2. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit.

3. Vlera e parcelës ndërtimore që i shitet poseduesit të ndërtimit pa leje paguhet në momentin e njoftimit me shkrim nga ALUIZNI, duke përfituar reduktim të vlerës.

4. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, kur subjekti është në kushtet e paaftësisë paguese, Këshilli i Ministrave në varësi të rasteve të deklaruara përcakton mënyrat alternative dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës.

5. Çmimi favorizues i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier (social-ekonomik dhe banimi), kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit.

Pesë kategoritë që përfitojnë

1. Ndërtimet në trojet e objekteve ish-ushtarake.

2. Ndërtimet, legalizimi i të cilave pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore.

3. Ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qendrore.

4. Ndërtimet që kanë kufizime të pronës/truallit ku janë ngritur, sipas informacionit të ZVRPP.

5. Objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje.dita

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY