Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa interpretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve ’80.
Daja i cili jeton prej shumë vitesh me familjen në Kanada ka humbur djalin e tij 15 vjeçar Denisin mbrëmjen e djeshme. Opinion.al mëson se djaloshi është vrarë mbrëmë gjatë një party adoleshentësh, ndërkohë që nuk jepen të tjera të dhëna mbi mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja.
Kjo është një goditje shumë e rëndë për prindërit e tij Shkëlqimin dhe Karmelën, edhe për faktin që Denisi ishte djali i tyre i vetëm. Ndërkohë që ngushëllime të shumta familja ka marrë edhe nga bashkatdhetarët që jetojnë në Shqipëri. /Opinion.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/