DIBËR/Ilir Beqja zëvendëson doktorin me infermiere: Do të rrisë performancën

DIBËR/Ilir Beqja zëvendëson doktorin me infermiere: Do të rrisë performancën

74
0
Shares

Ministri Ilir Beqja është një specie e rrallë në llojin e tij. Përvecse ruan qetësinë kur i përmenden skemat korruptive të koncensioneve, tenderave dhe prokurorimeve të paligjshme, ka të njëjtën pamje edhe kur nis shkresa.

PD ka denoncuar sot rastin e shkarkimit të një mjeku nga detyra duke e zëvëndësuar atë me një infermiere.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka shkarkuar nga detyra mjekun kardiolog Artan Murati që drejtonte Drejtorinë Rajonale të Shendetësisë në Dibër dhe e ka zëvëndësuar me, Anisa Xhika (Doda) që është infermjere në profesion. Kaq i paturp është ky shkarkim sa Beqaj tallet me kardiologun në shkresën e shkarkimit duke thënë se infermjerja do rrisë përformacën në punë.

Edi Rama po i qendron fjalës së tij për të shpërblyer hajdutët e blerjes së votave në Dibër. Krimi elektoral që po përgatit Edi Rama për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme nuk por kursen as kardiologët, thuhet në njoftimin e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY