Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Agron Gjekmarkaj boton shkrimet “reaksionare” për letërsinë

29/10/2016
Agron Gjekmarkaj boton shkrimet “reaksionare” për letërsinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Në disa faza të shkollimit tim më kanë shoqëruar konceptet përparimtare dhe reaksionare. E vetëkuptueshme që reaksionarët na servireshin si dreqi me brirë, si armiq të Shqipërisë, si armiq të humanizmit dh të njeriut. Mbaj mend se në vogëli dhe adoleshencë, një zemërim i brendshëm na kaplonte sa herë shqiptonim këtë term. Por ishim me fat se dikush kishte menduar për ne dhe na kishte çliruar prej tyre, ama duhej të ishim vigjilentë dhe t’i urrenim me të gjithë forcën e emocioneve dhe vibrimin e zërit. Në çdo fushë të jetës, kjo dikotomi ishte prezente”.
Pas thyerjes së madhe, ai do të kuptonte se të qenët “reaksionar” nuk ishte edhe aq keq, madje, do të kishte qenë shumë mirë po të kishte qenë pjesë e tyre, anipse gjatë viteve të diktaturës ata konsideroheshin “armiq të popullit dhe partisë”.
Brenda kësaj familjeje “reaksionarësh” hynte kleri i të gjitha besimeve, por mbi të gjithë, ai katolik, përfshiheshin elita intelektuale e viteve ’30, familje të mëdha, kishte ndër ta firmëtarë të Pavarësisë, ish-qeveritarë e vetë familja mbretërore… por edhe shumë shkrimtarë, leximi i veprave të të cilëve do t’i hapte një dritare tjetër, që do ta bënin t’i donte këta reaksionarë, t’i studionte ata dhe të dëshironte të ishte një prej tyre.
Ndaj edhe ai është vetëquajtur “Reaksionari”. Kështu e ka titulluar librin e tij Agron Gjekmarkaj, një botim i shtëpisë botuese “Fishta”, një përmbledhje shkrimesh kritike e analiza, kryesisht me karakter letrar.
Ndonëse viteve të fundit Gjekmarkaj ka krijuar profilin e një analisti politik, raporti që ai ka me letërsinë është i pandryshueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Interesi i tij për letërsinë mbetet primar, edhe pse problematika e ditës, ajo me karakter politik, etik, social, nuk mund ta lerë indiferent.
E ndërsa analistin politik ia ka lënë më së shumti faqeve të shtypit të përditshëm, e konkretisht gazetës “Panorama”, këtë libër ia ka kushtuar letërsisë. Janë shkrime, të botuara më herët në faqet e “Panoramës”, por edhe të tjera, që shohin dritën e botimin për herë të parë.
Ndaj edhe në këtë përmbledhje gjejmë si shkrime të karakterit akademik, ashtu edhe të një natyre më divulgative, që i drejtohet një lexuesi më të gjerë se ai i auditorëve, studiuesve apo studentëve të letërsisë. Ashtu siç e dikton edhe titulli i librit, ka diçka prej reaksionari në çdonjërën prej trajtesave të tij, kjo sepse objekt i tyre, është më së shumti vepra e ish-reaksionarëve të dikurshëm.
Por tashmë ai është i lirë të flasë për ta, pa pasur drojën e “përparimtarëve”. Vepra e At Zef Pllumit, me të cilin Gjekmarkaj ka më shumë se një lidhje shpirtërore, zë një vend të dukshëm në analizat dhe refleksionet e tij, për të vijuar me të tjerë reaksionarë, si Mustafa Kruja, At Daniel Gjeçaj, At Gjergj Fishta, Sami Repishti, At Zef Valentini etj. Një “reaksionar” në llojin e vet është edhe Ismail Kadare, ndaj veprës së të cilit Gjekmarkaj është gjithnjë i vëmendshëm.
Një kapitull i rëndësishëm i librit është ai me kritika ndaj veprave të shkrimtarëve bashkëkohorë, si Parid Teferiçi, Agron Tufa, Lazër Stani, Besnik Mustafaj, Ben Blushi, Gentian Çoçoli, apo edhe veprave me karakter studimor, si në rastin e Sabri Hamitit apo Dhurata Shehrit.
Të një karakteri tjetër janë veprat “Skënderbeu” i Aurel Plasarit, “Jeta që na dhanë” e Bardhyl Londos, apo edhe rrëfimet e avokat Ngjelës, ndaj edhe Gjekmarkaj i trajton si fenomene të mëvetësishme në një kapitull që lidhet me heroin, deheroizimin apo rebelizmin.
Larg interesit të tij nuk qëndrojnë edhe veprat me karakter historik, por as ato që si mjet nuk përdorin fjalën, të cilat më shumë se të tilla janë fenomene kulturore, si vepra e piktorëve Lin Delija, Alush Shima apo këngëtari lirik Lluk Kaçaj.
Të shkruara në kohë të ndryshme, të nxitur nga situata apo edhe qoftë dalja e një titulli të ri, Gjekmarkaj i mbledh të gjithë nën një çadër, sepse siç thotë vetë ai, leximet ngjajnë rastësore, por nuk janë të tilla, nxisin njëri-tjetrin, “ti e ndien që duhet të rrinë bashkë, pa kërkuar shumë arsye shpjeguese”. /Panorama/
agron-gjekmarkaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

18/02/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

18/02/2026
FOTO/ Rama pasi zbriti në aeroportin Ataturk të Stambollit u evakua

Kryeministri Rama në Washington, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

18/02/2026
David McAllister: Çështja që përfshin Ballukun është një test kritik për Shqipërinë në adresimin e korrupsionit

David McAllister: Çështja që përfshin Ballukun është një test kritik për Shqipërinë në adresimin e korrupsionit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

18/02/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

18/02/2026
FOTO/ Rama pasi zbriti në aeroportin Ataturk të Stambollit u evakua

Kryeministri Rama në Washington, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

18/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.