VIDEO/ Zbardhen mesazhet, ja si u përzunë Blushi e Hafizi nga vendet...

VIDEO/ Zbardhen mesazhet, ja si u përzunë Blushi e Hafizi nga vendet e tyre

51
0
Shares

Du deputetët e larguar nga PS, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk i kanë ndryshuar vetë vendet ku ulen në Kuvend.
Kamera e INTv ju sjell ekskluzivisht mesazhet e shkëmbyera mes tyre, ku diskutojnë vendimin e marrë për t’i nxjerrë në fund të rreshtit. Mesazhet janë shkëmbyer në një seancë ku Ben Blushi nuk kishte ardhur ende në parlament, ndërsa Hafizi i ankohet se duan t’i spostojnë afër deputetes Mesila Doda, që gjithashtu ju largua Partisë Demokratike për të iu bashkuar PDIU.

Më tej Blushi përpiqet të ngushëllojë Hafizin për gjestin e ulët që kanë bërë socialistët sipas tij duke e lëvizur nga vendi që mbante prej 3 vitesh në Kuvend. Por duket se inatet brenda PS janë edhe më të thella me dy të ikurit, pasi Hafizi aludon se do ta marrë fjalën në foltoren e kuvendit vetëm kur të doje Valentina Leskaj që drejtonte atë ditë seancën.

Edhe pse në media u fol se Blushi dhe Hafizi u larguan nga kolegët socialistë për të përligjur edhe largimin nga PS, në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Ikja e tyre u shoqërua edhe me reagimin e shumicës që preferoi t’i kishte larg grupit të deputetëve edhe si karrige jo vetëm si mendim

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY