Ministria e Bujqësisë: “Mushkonja” në Fier është e jona, po vaksinojmë dhelprat...

Ministria e Bujqësisë: “Mushkonja” në Fier është e jona, po vaksinojmë dhelprat kundër tërbimit

90
0
Shares

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHRAU), ka sqaruar dyshimet për avionë droge që kanë fluturuar sot në mëngjes mbi qytetin e Fierit.
Sipas MBZHRAU, avioni i fotografuar sot në Fier është, është pjesë e flotës së Projektit 6-vjeçar të Ministrisë së Bujqësisë, i cili zbatohet nga projekti PAZA II, për vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit.
“Avioni i fotografuar është njëri nga dy avionët e nisur sot në orën 07:01 nga aerodromi i Kuçovës dhe sipas planit të punës, ata janë duke hedhur nga ajri vaksina karrem kundër tërbimit të dhelprave në rrethinat dhe pyjet e Fierit. Fushata kundër vaksinimit të dhelprave ka nisur më 23 shtator dhe flota e avionëve është e dislokuar në Kuçovë. MBZHRAU dhe PAZA janë të gatshëm të vënë në dispozicion të gjithsecilit grafikun e fluturimeve të 4 avionëve të flotës në fjalë, inteneratet, hartat dhe oraret”, sqaron zyrtarisht MBZHRAU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY