Përplasjet PS-LSI/ Blushi: Ja pse dekreti për “mbetjet” nuk po sillet në...

Përplasjet PS-LSI/ Blushi: Ja pse dekreti për “mbetjet” nuk po sillet në Kuvend

42
0
Shares

Kritik ndaj qeverisjes së Edi Ramës ka qenë sërish ish deputeti i PS-së, Ben Blushi në fjalimin e tij në Kuvend, ku u ndal në disa sektorë që sipas tij jo vetëm që s`kanë ndryshuar nga qeverisja e Berishës, por janë përkeqësuar edhe më shumë. Sipas tij, Rama s’ka mbajtur asnjë premtim për të cilat është dhe mburret me premtimet që nuk ka mbajtur.

Po ashtu Blushi foli edhe për dekretin e Presidentit Nishani për importin e mbetjeve, i cili sipas tij duhet të kishte ardhur në Kuvend. “Pse nuk vjen dekreti për mbetjet? Ka dy javë dhe nuk vjen. Sepse po presim që të përfundojnë negociatat mes PS­së dhe LSI­së që nuk po bëjnë dot votat”, tha Blushi. “Silleni dekretin ta rrëzojmë atë ligj”, bëri apel Blushi. Sa i përket kryeministrit Rama, Blushi tha se ai është një fermer i rilindjes që e ujit mendjen e tij me ujin e kalbur të Saliut. “Tha sot se sa shumë sukses ka patur në buqjësi. Ka premtuar naftë pa akcizë dhe sot u mburr se s’ka naftë pa akvizë. U mburrë se nuk ka ulur TVSH­në për pesticidet”, tha Blushi.

Deputeti preku edhe gjendjen aktuale të shëndetësisë, duke treguar një histori personale. “Një njeri i afërm i imi përfundoi në spital në kushte fatale. Nuk po merrem me ato që pashë atja, por po tregoj se çfarë kemi blerë jashtë spitalit. Çdo gjë ai e mori jashtë. Nuk kishte ilaçe, supë, as doreza për mjekët. Për çfarë paguajmë taksa?”, tha Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY