Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka vlerësuar ngjarjen e kërkesës për favore seksuale nga kryetari i gjykatës Gjirokastër, si shokuese dhe të papranueshme.
Pas publikimit të përgjimit, ai kërkoi që KLD ta shkarkojë si kryetar dhe ta pezullojë si gjyqtar.
Manjani bën të ditur se do fillojë edhe procedimi administrativ.
Ndërkohë, mësohet se edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetimin për rastin në fjalë.
Burime nga ky organ akuze bëjnë të ditur se regjistroi sot në mbrëmje procedimin penal për veprën penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve…” dhe po kryen veprimet e nevojshme procedurale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/