Deputetja e Tropojës ka debatuar sot në sallën e seancave plenare të Kuvendit, me kryeministrin Edi Rama.
Duke marrë shkak nga paralajmërimi i kryeministrit për një vizitë në Tropojë, Hajdarmataj pranoi ta shoqërojë atë, por i kujtoi se kryeministri Berisha ka bërë rrugën për në Valbonë dhe rrugën e Kombit…, duke i kujtuar se ai vetë, Rama, nuk ka bërë asgjë…
“Kryeministër si dashamirës i alpinëve, të ftoj të vizitosh Valbonën, meqenëse Veriun e ke cilësuar gjithmonë magjik. Shko dhe thuaju në besë të malësorit, nëse je për një Valbonë turistike apo energjetike. Sa për projektin e fasadës urbane unë them se ajo sjell zero punësim, zero të ardhura. Sa për rrugën atë jua ka bërë Sali Berisha sikurse dhe rrugën e Kombit. Të falënderojmë që po na e bën të bukur qendrën e Tropojës për shëtitje, por kjo nuk sjell të ardhura për tropojanët që janë në mjerim, të papunë e të pashpresë.
Nga ana tjetër të ftoj ti dëgjosh me durim tropojanët kur do të thonë hallet e tyre, për bagëtitë e dëmtuara nga sëmundja dhe të pa dëmshpërblyer, për shtëpitë e djegura nga mungesa e investimeve në rrjet nga OSSHE, e cila nuk i jep asnjë lekë dëmshpërblim.
Ftoj dhe ministrin e Bujqësisë të thotë pse nuk ka asnjë treg në rajon, se Evropa është larg, për eksportin e arrorëve, gështenjave dhe boronicës”, u shpreh deputetja Mimoza Hajdarmataj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/