Dhëndrri dhe vjehrri planifikuan vjedhjen e teqes pas peligrinazhit

Dhëndrri dhe vjehrri planifikuan vjedhjen e teqes pas peligrinazhit

69
0
Shares

Vjedhja e teqes së fshatit Ballenj në Krastë të Martaneshit është kryer nga dhëndrri dhe vjehrri.

Policia e Bulqizës arriti që brenda dy orësh nga raportimi i vjedhjes, të arrestonte dy autorët Man Doma, 59 – vjeç dhe Mevlan Limani, 27 – vjeç ky që shihni në këto foto të siguruara nga tvklan.al.

27 – vjeçari dyshohet të jetë iniciatori dhe organizatori kryesor i vjedhjes.

Nga hetimi ka rezultuar se Doma dhe Limani kanë planifikuar vjedhjenpasi kanë kryer peligrinazh, gjatë muajit Gusht në Teqen e Ballenjës, ku kanë parë sasinë e madhe të parave që dërgoheshin nga besimtarët.

Një ditë më parë, policia njoftoi se pas arrestimit arriti të sekuestrojë kasafortën sëbashku me shumën prej 5 milion lekësh të vjetra dhe mjetet e përdorura për të realizuar vjedhjen.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ata deklaruan se veprimit e kryen për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

 
 

 Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se është vjedhur me thyerje Teqeja e fshatit Ballenj e Madhe, Krastë – Martanesh.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative,në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për vepën penale “ Vjedhje ” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2, i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY