DEBATI/ Paloka: Suksesi i Ramës në bujqësi, rritja e eksportit të kanabisit

DEBATI/ Paloka: Suksesi i Ramës në bujqësi, rritja e eksportit të kanabisit

62
0
Shares

Ndërsa diskutohej projektligji për Mbrotjen e Bimëve, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka u përfshinë në një debat për bujqësinë dhe kanabisin.
Rama tha se qeveria e shkuar i la fermerët në mëshirë të fatit, nuk lëvizi as gishtin për t’i çuar ujë në parcelë, e nxori jashtë përdorimit mijëra hektarë për shkak të mungesës së uji. Kryeministri tha se janë produktet bujqësore ato që po eksportohen më shumë dhe se për bujqësinë janë krijuar lehtësira.
Kryeministri foli edhe për Universitetin Bujqësor dhe akuzoi opozitën se e kishte kthyer në territor bereqet.
Qeveria, tha Rama është e angazhuar me një bashkëpunim konkret me Universitetin Bujqësor për ta rikthyer në krye të detyrës së tij, që të jetë një vend ku të zhvillohen praktika të standardeve europiane e ku të referohet çdo sipërmarrës e fermer për të garantuar cilësinë e produkteve të tij.
“Mos harroni që jeni shkatërruesit e shtetit, në çdo sektor. Dhe pasi të kujtoheni për këtë, mundohuni që përveç kritikave të jepni edhe ndonjë ide, sesi sipas jush duhet bërë më mirë, nëse ne po e bëjmë diçka gabim”.
Në kundërpërgjigje të Kryeministrit Rama, Edi Paloka tha se, “Nuk po japim mendimet tona, por po pasqyrojmë problemet që kanë lidhje jo vetëm me premtimet e bëra në fushatë, por me përkeqësimin e gjendjes që ishte, që nga çmimi i energjisë, naftës, taksës dhe një sërë faktorësh të tjerë që ia vështirësojnë jetën fermerëve”.
Dhe janë ata vetë, tha Paloka, që e pohojnë një gjë të tillë.
Sa për kanabisin, kreu i Grupit Parlamentar u shpreh se janë rritur eksportet më shumë se kurdo herë tjetër.
“Nga prodhimet bujqësore po është rritur eksporti i kanabisit, 20 ton kanabis është kapur vetëm në 2 javë, ky është realitetit të këtij zotërisë”, tha Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY