Zbulohet posti që Rama i propozoi Blushit kur Meta kërkoi të braktiste...

Zbulohet posti që Rama i propozoi Blushit kur Meta kërkoi të braktiste koalicionin

49
0
Shares

Tani Ben Blushi ka filluar të flasë dhe fjalët dhe rrëfimet e tij kanë ngjallur shumë interes në publik. Ai ka përshkruar gjerë dhe gjatë se si Rama, duke patur frikë nga rrëzimi i qeverisë së tij nga ana e Metës, i janë propozuar poste, mjaft të votojë, një qeveri Rama 2, pa Ilir Metën.

Në të vërtetë një sprovë e tillë nuk ndodhi. Tanimë është e njohur dhe e pranuar se Meta, për arsye që i di vetëm ai, nuk e ndërmorri hapin e rrëzimit të qeverisë Rama 1.

Burime të 360 grade.al, kanë zbuluar se çfarë i ka propozuar Rama në këmbim të votës dhe mbështetjes Ben Blushit. Bëhet fjalë për postin e Kryetarit të Kuvendit, që Ilir Meta do të linte bosh me largimin e tij.

Burimet janë kontradiktore në pikën e pranimit apo mospranimit nga ana e Blushit, të kësaj oferte. Disa dëshmimtarë politikë pohojnë se nënumrat mbi 70 vota pro, të siguruara nga Rama në korrikun e kaluar, ishin edhe votat e Blushit dhe Hafizit dhe se Blushi e kishte pranuar postin e kryeparlamentarit, propozuar nga Rama.

Blushi dhe të tjerë thonë se nuk e ka pranuar një propozim të tillë dhe se kjo është një shpifje e Ramës dhe rrethit të tij.

Mirëpo nëse do të ishte ky refuzim i paprovuar i Blushit, duket pak e habitshme se si kryeministri aktual, kishte sigurinë që në prani të disa politikanëve, ndërmjet tyre edhe Gramoz Ruci, të kërcënonte Ilir Metën, se i kishte numurat, për të vazhduar qeverisjen edhe pa votat e tij.

“Më janë lutur t’i mbaja në pushtet në kushtet nëse Meta do rrëzonte pushtetin”, ka thënë Ben Blushi në emisionin “Studio e Hapur”.

Mirëpo ka dyshime të forta për një lojë të dyfishtë të Blushit në këtë drejtim. Nga njera anë nxiste Metën për të rrëzuar qeverinë Rama dhe për këtë provat nuk mungojnë thonë burimet e 360grade.al dhe nga ana tjetër kishte pranuar postin e Kryetarit të Kuvendit, pikërisht nga kryeministri Rama.

Ky pasion i Blushit për lojërat e dyfishta dhe paqëndrueshmëria, pohojnë burimet, janë dhe faktor mosbesimi për paktet politike që ai parashtron me palët, në marrëveshjet e mëparshme dhe ato që pasojnë tashmë, karierën e tij të ardhshmë politike.

Sidoqoftë, prirja për të besuar refuzimin e tij, në korrikun e kaluar, është më e madhe se sa mosbesimi, ndonëse kronika nuk shënon ndonjë hap të rëndësishëm që ai tyë ketë ndërmarrë publikisht, pikërisht në atë periudhë. /
360grade.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY