Rama përgjigjet për jelekun antiplumb në Prishtinë

Rama përgjigjet për jelekun antiplumb në Prishtinë

52
0
Shares

Lajmet se Edi Rama të martën kishte veshur jelek anti-plumb gjatë vizitës në Prishtinë i ka hedhur poshtë sot kryeministri shqiptarë. Ai, duke u përgjigjur në mënyrë kritike dhe ironike interesimit të një qytetari se pse ishte veshur me anti-plumb një ditë më parë, tregoi se jeleku i tij ishte i thjeshtë dhe sportiv.

Ja si i është përgjigjur Edi Rama në facebook.:

Qytetari: “Një pyetje kam unë: pse vajte me antiplumb ne Prishtine sot?,leri keto kazana e kso gjerash palidhje se spo ecin?”

Edi Rama: “Ha ha ha ha ha, o zot o zot, sa keq me vjen per ju qe ju tall e perdor si te ishit dele nje katragjysh qe ka zbulu facebook-un ne pleqnine e thelle. Po cfare antiplumbi mor Albert, eshte jelek sportiv o zotni, dhe s’eshte faji im qe une vishem si ma thote mendja, kurse e ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve te mia. Hajde hajde, antiplumb thote katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonje liber a ndonje pune e mos harxho kohe me katragjyshin se ai ate pune ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botes se rrenave…”, i është përgjigjur Rama.

droni.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY