Petrit Vasili: Kolaicioni me PS në 2017…?! Detyrimi i LSI-së përfundon me...

Petrit Vasili: Kolaicioni me PS në 2017…?! Detyrimi i LSI-së përfundon me respektimin e marrëveshjes së 2013

56
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha në studion e lajmeve të Ora Neës, se pezullimi i ligjit të Vettingut sjell vonesa për reformën në drejtësi.
Ai theksoi se vendimet e gjykatave duhen respektuar. Ai deklaroi se opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë rol shterues në këtë drejtim.
“Të gjithë ne presimin implementimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi dhe Vettingu, natyrshëm ishte një nga momentet kyç në këtë proces. Sigurisht kjo prodhon vonesa, të cilat nuk kënaqin kërkënd, por vendimi i Gjykatës është vendim i Gjykatës.
Jemi detyruar ta presim. Sigurisht, unë nuk e kam pasur në sjelljen time politike zakon që të komentoj vendimet e gjykatave aq më tepër që nuk kemi vendim përfundimtar. Për fat të mirë, kemi një pezullim të përkohshëm dhe opinioni i Venecias do të ketë një rol shterues. Ne jemi shpresëplotë se do të kemi një konkluzion të shpejtë”.

Vasili tha se LSI-ja ka këmbëngulur që ligjet të miratohen me konsensus për shkak se sjellin qëndrueshmëri afatgjatë.
“Do të ishte mjaft e dobishme të kishte konsensus në mënyrë të veçantë ligji për ligjin e qeverisjes së gjyqësorit. Është ligji 7 i paketës së parë. Zgjidhjet konsensuale janë ato që na vënë në hullinë e qëndrueshmërisë”.

Ka pasur dhe mesazhe dhe deklarata nga kandidatët për kryetarë partie, Rrokaj dhe Spahiu që LSI të dalë e vetme në zgjedhje. A është kjo një strategji që ju po e bëni publike nëpërmjet deklaratave të tyre? Apo janë thjesht ambicie të tyre personale?
Vasili:

Është në të drejtën e kandidatëve të kenë këndvështrimet e tyre për këtë çështje. Për shkak edhe të rolit të jashtëzakonshëm të kryetarit të LSI-s, Meta, kam parë që ai ka një qasje tjetër. Qasja më korrekte nga të gjithë; cili është raporti i shëndetshëm i LSI-së me të ardhmen e vendit?! Kjo është kryesorja dhe ky është thelbi i ekzistencës sonë politike. Cili është ai rezultat i LSI-së që ndihmon për një qeverisje më të mirë dhe në funksion të saj shikojmë rritjen e LSI-së.

Si është raporti me Partinë Socialiste?
Vasili:

Është një raport korrekt. LSI vazhdon të kultivojë dhe të qëndrojë konsekuente e asaj që quhet korrektesë shembullore politike në respektimin e marrëveshjeve. Bashkë me këtë ka stabilizuar edhe një dimension në politikën shqiptare.
Dinakëria në mos mbajtjen e marrëveshjeve apo një lloj përfitimi në mënyrë të pakuptueshme është një lloj “inteligjence”. Ne nuk na duhet një inteligjencë e tillë e prapambetur bizantine. Një korrektesë në marrëveshje është shembull për qytetarët që dimë të jemi korrekt edhe në marrëveshjet me qytetarët. Ne kemi investuar për ndershmëri dhe kësaj i kemi qëndruar deri në fund.

petrit vasili oran news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY