Ndahet nga jeta aktorja Melpomeni Çobani

Ndahet nga jeta aktorja Melpomeni Çobani

170
0
Shares

Është ndarë nga jeta sot, aktorja e njohur e kinemasë dhe humorit, Meplomeni Çobani.
Melpomeni Çobani, lindi më 6 qershor të vitit 1928 dhe vdiq më 26 Tetor të vitit 2016 në Tiranë. Ishte aktore e skenës dhe ekranit, Artiste e Popullit.
Në vitit 1947-1949 kreu shkollën për aktore nën kujdesin e Teatrit Popullor. Ajo interpretoi role të suksesshme si në dramë ashtu edhe komedi. Përmendim : “ Rrënjët e thella”, “Fejesa”, “Vajza nga fshati”, “Prefekti”. Për gati 10 vjet shkëputet nga aktrimi dhe i kushtohet tërësisht sportit, ku arriti sukses duke u cilësuar rekordmene dhe kampione në pingpong, në atletikë, në volejboll, etj. Në vitin 1955 ajo lë sportin dhe kalon përsëri në Estradën e Tiranës, ku talenti i saj duket veçanërisht në interpretimin e monologëve dhe të parodive. Ka interpretuar në më se 1500 role për gati 40 vjet punë në Estradë. Ka interpretuar edhe në kinematografi role të spikatura si në filmin “Kapedani”, “Tela për violinë”, etj. Në vitin 1961, mori titullin Artiste e Merituar, ndërsa në vitin 1975, Artiste e Popullit. Rrolin e fundit e pati në Teatrin Kombëtar me pjesën “Kopjen e Parë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY