Kryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqje disa orë pasi deklaroi se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Ai beri poublik faktin se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Kryeministri Millo Gjukanoviç tha të martën, 25 tetor, se ishte një
“lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm”me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviçit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Zyra e prokurorit të Malit të Zi beson se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviçin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/