Gazetarja e larguar nga puna, PS dhe LSI bllokojne seancen e dëgjimit...

Gazetarja e larguar nga puna, PS dhe LSI bllokojne seancen e dëgjimit ne Parlament, Garda bllokon gazetaret

60
0
Shares

Partia Demokratike ka akuzuar drejtëpërdrejtë kreun e qeverisë Rama për bllokimin e punimeve të seancës dëgjimore në Komisionin e Medias, ku do të dëshmonte gazetarja Alida Doda, e cila pretendon se u pushua nga puna pas investigimit për vdekjen e 17­vjeçarit në landfillin e Sharrës.

Tota, do të tregonte para deputetëve për arsyet që çuan në pushimin e saj si drejtoreshë e televizionit “A1 Neës”, por seanca ka dështuar, pasi në komision munguan disa deputetë të mazhorancës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e saj. Të pranishëm ishin vetëm deputete e PD dhe deputete Mimoza Hafizi. Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo akuzoi kryeministrin Rama për bllokimin e seancës, duke theksuar se po kërkon të mbyllet çështja e vrasjes së të miturit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Sipas Pollos, është e papranueshme që Garda nuk lejoji mediat në sallën ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të Medias. Ndërkohë, nënkryetari Alfred Peza e cilësoi dëgjesën me gazetaren si një kauzë që kërkon ta amplifikojë opozita. Ai theksoi se mazhoranca nuk do të bëhet pjesë e kësaj dëgjese. Pas gjithë debatit, Alida Tota i kthen mbrapsht kryetarit Peza manualin e gazetarise, qe ai i kishte dhuruar kur Tota ishte studentja e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY