Foto Ilustruese
Hetimet e Drejtorisë së Doganave kanë bërë të mundur sekuestrimin e qindra litrave naftë kontrabandë e futur në vendin tonë. Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u bë e mundur edhe arrestimi i shtetasit Olsi Beshi.
Gjatë kontrollit dhe analizave të bëra rezultoi se ky shtetas dispononte në furgon një sasi prej 240 litrash naftë e cila rezultoi 100% e pamarkuar.
Nga hetimet e njëpasnjëshme të Drejtorisë së Doganave në të gjithë vendin, është bërë e mundur edhe arrestimi i një shtetasi për futjen e një sasie prej 220 litrash naftë kontrabandë.
I arrestuari është shtetasi Altin Këlliçi, administrator i shoqërisë “Këlliçi 2009” sh. p. k., subjekt që ushtron aktivitetin në fushën e inerteve.
Aksioni u krye në aksin Lushnje – Berat nga grupi i antikontrabandës, të cilët po ushtronin kontrolle për automjetet me tonazhe të rëndë.
Ndërkaq, hetimet u realizuan edhe pranë depozitave të firmës në Kavajë ku u kapen një sasi prej 800 litrash naftë të tjera të pa markuara në masën 31%.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/