Bidoni me lëndë plasëse gati për shpërthim para lokalit në Tiranë, dyshohet...

Bidoni me lëndë plasëse gati për shpërthim para lokalit në Tiranë, dyshohet për kërcënim ndaj pronarëve

55
0
Shares

Një bidon plastik, me fitil të përgatitur gati për shpërthim ka vënë në panik pronarin e një lokali në afërsi të fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë. Bidoni mund të jetë përdorur për kërcënim ndaj pronarëve të lokalit të të cilët e ka fituar me vendim Gjykate këtë pronë, pasi ka qënë në pronësi të shtetasit K. C, i cili i ka marr hua, shumën prej 300.000 euro dhe nëse shtetasi K. C., nuk do ti kthente huan do ti jepte këtë pronë shtetasjt M. D.

“Pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, se në rrugën “Hamdi Shijaku”, në oborrin e lokal “My House”, ku njoftojnë që është konstatuar një shishe plastike me fitil në të.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 të cilët kanë bërë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë.
Ekspertët xhenier të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës së dyshuar plasëse.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një bidon plasik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar Amonit si dhe një fitil zjarr përcjellës me gjstësi 10 cm.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Bar kafe “My House”, është në pronësi të shtetasit M. D., pronë të cilën e ka fituar me vendim Gjykate, pasi ka qënë në pronësi të shtetasit K. C, i cili i ka marr hua, shumën prej 300.000 euro dhe nëse shtetasi K. C., nuk do ti kthente huan do ti jepte kete prone shtetasjt M. D.
Po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY