VIDEO/Mbrojtësi legjendar i Brazilit humb jetën

VIDEO/Mbrojtësi legjendar i Brazilit humb jetën

53
0
Shares

Një ndër yjet e futbollit brazilian, kapiteni i Brazilit në Kupën e Botës 1970, Karlos Alberto, është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare. Mbrojtësi i rrallë regjistroi 53 ndeshje me fanellën e “seleçaos” dhe shënoi atë që cilësohet si një nga golat më të bukur në historinë e Botërorëve, në finalen e vitit 1970, në fitoren 4-1 ndaj Italisë.

Sipas mediave braziliane, legjenda e futbollit botëror vdiq sot në mëngjes në Rio De Zhaneiro pas një ataku kardiak.

Gjatë karrierës së tij ai luajti për skuadrat e Fluminense, Santos, Flamengo dhe Nju Jork Kozmos, në një karrierë që zgjati nga viti 1962, deri në vitin 1982, para se të ndërmerrte karrierën e trajnerit.

Në njoftimin që klubi i Santos lëshoi pas vdekjes së Karlos Alberto, e cilësoi atë “mbrojtësin e djathtë më të mirë në historinë e klubit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY