VIDEO/ “Fshihu ose do të vritesh”; reportazhi i Euronews për gjakmarrjen në...

VIDEO/ “Fshihu ose do të vritesh”; reportazhi i Euronews për gjakmarrjen në Shqipëri

66
0
Shares

Liljana quhet mësuesja heroinë rreth së cilës Euronews ka realizuar një reportazh mbi gjakmarrjen në Shqipëri.

Mësuesja heroinë udhëton me kilometra të tëra për të shkuar tek nxënësit e saj, që qëndrojnë të mbyllur në shtëpi nga frika e gjakmarrjes.

“Në Shqipëri, një nga shtetet e Ballkanit që është duke pritur t’i bashkohet Bashkimit Evropian, por Liljana Luani ka një mision. Mësuesja 56-vjeçare udhëton në kodrat veriore ku shumica e njerëzve, madje edhe të policisë kanë frikë të shkelin.

Ajo shkon atje për të gjetur fëmijët e fshehur, një brez i ngecur në traditën shekullore të gjakmarrjes mes familjeve fqinje.

Mësuesja shkoi në një shtëpi ku një nënë 40-vjeçare jeton me tre djemtë e saj adoleshentë. Bashkëshorti i gruas është në burg dhe ata jetojnë të fshehur në shtëpi, për shkak se djemtë mund të vriten për gjakmarrje, nëse tentojnë të dalin jashtë.

“Kjo është ajo që më shtyn mua të shkoj derë më derë për të vizituar fëmijët që kanë problem me gjakmarrjen. Unë jetoj me vuajtjet e tyre, me dhimbjet e tyre, me dhimbjet e familjeve të tyre dhe tani jam e përfshirë shumë emocionalisht”, thotë Liljana.

Identitetet e fëmijëve nuk mund të shfaqen për shkak të frikës se do të gjenden të vrarë. Sipas një kodi sjelljeje që daton në shekullin e 15, i njohur si Kanuni, vetëm burrat dhe djemtë mund të jenë në shënjestër, ose thënë ndryshe për tu hakmarrë për to apo për të afërmit e tyre.

Kjo mund të ndodhë kudo, po jo brenda shtëpisë së familjes.

Liljana kujton se si një nga nxënësit e saj u vra në një pritë në rrugën e tij për të shkuar në shkollë.

“Kanë kaluar dy vjet që kur ai u vra, ishte një adoleshent, unë kurrë nuk do ta harroj atë fëmijë”, thotë ajo duke shtuar “Unë ende e dëgjoj zërin e tij dhe qeshjen e tij në korridoret e shkollës, kur unë i prekja flokët për t’ja rregulluar, kurrë nuk do ta harroj. Kjo fatkeqësi nuk e kurseu atë, gjakmarrja i mori jetën”.

Liljana shpreson të ndryshojnë këtë mentalitet, edhe pse është shumë e vështirë për vetë faktin se ka ekzistuar dhe ekziston prej vitesh.

“Mendoj se për këtë brez arsimi i fortë është një armë shumë e fortë për të ndaluar fenomenin e gjakmarrjes”, thotë Liljana Luani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY