Mbi 700 kg marijuanë janë sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia italiane e provincës së Barit. Lënda narkotike sapo ishte zbarkuar nga një mjet lundrues me prejardhje nga Shqipëria identifikuar gjatë natës nga një helikopter i rojes bregdetare italiane.
Pasi kishte mbërritur në tokë ngarkesa e drogës është transportuar me automjet drejt një vile në komunën Torre a Mare në provincën e Barit. Forcat italiane të rendit kanë ndjekur në fshehtësi tërë lëvizjet e transportimit të drogës e në orët e para të mëngjesit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin italian Renato Colasuonno, 64 vjeç , një trafikant i njohur droge e i dënuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.
Ndaj tij rëndon akuza etrafikut ndërkombëtar të drogës dhe aktualishtgjendet në burgun e qytetit të Barit deri në pritje të procesit gjyqësor. Sipas informacioneve të para të policisë italiane, ky operacion antidrogë ka nisur pas mesnatës, kur helikopteri i Rojes bregdetare të Barit ka identifikuar në mes të detit mjetin lundrues me një person në bord e i ngarkuar me thasë të dyshimtë.
Forcat italiane të rendit kanë ndjekur në fshehtësi tërë lëvizjet e mjetit lundrues, Sapo mbërritur në tokë lënda narkotike është transportuar në një vilë të braktisur në komunën Torre a Mare të provincës së Barit, raporton Ora News.
Italiani 64 vjeçar Renato Colasuonno është arrestuar në flagrancë, dhe mbit rwndwnon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike. Në treg marijauna e sekuestruar do të kapte vlerën e 5 milionë euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/