Vazhdon humori me sistemin e anketimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Qytetarëve që regjistrohen për vizita në QSUT u mbërrijnë mesazhe telefonike me anë të së cilëve u kërkohet të japin vlerësimin për cilësinë e shërbimit.
Këto mesazhe të dërguara nën emrin e ministrit Beqaj kanë shkaktuar rritim tek qytetarët, madje ka pasur raste kur mesazhe të tilla i kanë shkuar edhe personave që kanë ndërruar jetë.
Një qytetar, të cilit i kërkohet të japë vlerësim për shërbimin e QSUT i shkruan ministrit se kjo është një propagandë e dalë boje dhe se ai nuk është personi të cilit i drejtohet mesazhi. “Ju vazhdoni të jeni ca tr*pa që nuk ndryshoni ndonjëherë… propagandë e dalë boje… Sa për dijeni nuk jam Rexhepi… Turp të ju vijë…”, është mesazhi i qytetarit për ministrin Beqaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/