Ish-deputeti i PS, Ben Blushi duke folur në emisionin “Studio e Hapur” te Eni Vasilit deklaroi sonte se ai paraqet një rast të vecantë që largohet nga qeveria dhe shkon në opozitë.
“Unë po iki nga qeveria në opozitë. Më thoni një rast në 25 vjet kur ka ndodhur kjo që politikanët të lënë qeverinë për të shkuar në opozitë”, tha Blushi.
Në vijim ai tha se janë 7 deputetë të opozitës që lanë grupin e tyre parlamentar dhe erdhën te qeveria. “Janë edhe deputetë të PD që po vinë te qeveria”, tha Blushi duke mos përmendur emra.
Prej kohësh është folur në ambientet e politikës dhe medias se qeveria Rama i shpëtoi rënies në fund të verës vetëm për shkak se mori garanci nga të paktën dy deputetë të PD për të votuar qeverinë në rast rreziku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/