Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e Vettingut

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e Vettingut

48
0
Shares

Gjykata Kushtetuese rrëzon mazhorancën lidhur me ligjin e Vetting-ut, duke vendosur pezullimin e hyrjes në fuqi të tij, deri në shqyrtimin në themel të të gjithë çështjes. Trupa e Gjykatës kushtetuese zhvilloi seancën e parë në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe kishte në fokus kërkesën e Partisë Demokratike per pezullimin e efekteve te këtij ligji deri ne përfundimin e shqyrtimit ne themel.

Në 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar sëpari pezullimin ne tij dhe shpalljen si antikushtetues. Ndërkaq, vendimi e ngrin ligjin, ndersa Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta dërgojë ligjin në Venecia

Ligji i Vettingut u ankimua nga Partia Demokratike disa ditë më parë, të cilët kërkuan shpalljen antikushtetues të ligjit. Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës seancën e posaçme të 30 gushtit, ndërsa u kalua në heshtje nga Presidenti Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY