Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e Ylli Manjanit fill pas deklaratës së këtij të fundit për përfshirjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit.
“Mbëmjen e së martës së kaluar Kryeministri Edi Rama ka firmosur pa u menduar dy herë shkarkimin e Ylli Manjanit dhe madje ia ka bërë të ditur këtij të fundit duke iu drejtuar se me deklaratat e bëra, ai nuk mund të ishte më anëtar i kabinetit të tij”, sipas syri.net por pa iu referuar ndonjë burimi konkret.
Sipas të njëjtit portal, Ylli Manjani besohet se sapo është njohur me këtë veprim të Ramës ka komunikuar me Ilir Metën. Ky i fundit ka konsumuar një debat të ashpër me Edi Ramën. Besohet se mes të dyve është regjistruar një përplasje e ashpër verbale, por ajo që e ka bërë Edi Ramën të tërhiqej parimisht nga shkresa e firmosur në tryezën e tij, ka qenë kërcënimi me fjalët “bëje po ta mbajti dhe nesër dal nga qeveria!”, shkruan syri.
Nëse cështja e shkarkimit është ende e pakonfirmuar, presioni i Metës ndaj Ramës është real për shkak se të paktën tre deputetë të tjerë kanë ikur ose janë në ikje nga PS dhe nuk votojnë në asnjë rast qeverinë Rama. Pa votat e LSI qeveria është në minorancë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/