92 MILIONE/Balfin Group shet qendrën tregtare në Shkup

92 MILIONE/Balfin Group shet qendrën tregtare në Shkup

647
0
Shares

Kompania më e amdhe shqiptare ia doli të realizojë një transaksion të lakmueshëm në shitjen e Qendrës së madhe Tregtare në Shkup. Bëhet fjalë për 92 milionë euro që është edhe shitja më e madhe që ndonjë kompani shqiptare ka realizuar.

Pronarët e rinj të kësaj qendre tregtare do të jenë Hystead Limited të Mbretërisë së Bashkuar.

Deklarata e Balfin:

“Balfin Group, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri, ka kënaqësinë të shpallë shitjen e Skopje City Mall tek Hystead Limited në Mbretërinë e Bashkuar për 92 milionë €.

Skopje City Mall është projektuar, ndërtuar dhe menaxhuar nga Balfin MK, pjesë e Grupit Balfin, dhe është funksionale prej viti 2012. E vendosur në zonën urbane të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit, Skopje City Mall është qendra e parë moderne në Maqedoni me një koncept komplet të ri që sjell bashkë blerje, zbavitje dhe shoqëri. Si qendra më e madhe e këtij lloji në rajon, Skopje City Mall zhvillohet për të qenë një pikë referimi e Shkupit modern dhe destinacioni i parë i markave botërore si Inditex Group (Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius), Tom Tailor, Nike, Cinneplex, Nine ëest dhe shumë të tjerave në 130 dyqanet e saj. Me mbi 7 mln vizitorë në vit, Skopje City Mall është qendra tregtare më e vizituar dhe më e suksesshme në Maqedoni.

Hystead Limited (Hystead), një kompani Britanike, është një sipërmarrje ndërmjet Hyprop Investments Limited (Hyprop) 60%, dhe PDI Investments Holdings Limited 40%. Hyprop është një Trust Publik Investimesh i Pasurive të Paluajtshme me fokus në qendrat tregtare në Afrikën e Jugut me një vlerë tregu prej më shumë se 2 miliard Euro. Blerja e Skopje City Mall është e fundit në rradhën e blerjeve të qendrave të tjera tregtare që Hystead ka realizuar në rajon prej këtij fillimviti, e cila është pjesë e strategjisë së Hystead në krijimin e një fondi Evropian në rritje të qendrave tregtare.

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm, energji dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY