6 ARRESTIME/Sa shumë kanabis i tharë u kap në Mamurras

6 ARRESTIME/Sa shumë kanabis i tharë u kap në Mamurras

52
0
Shares

Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Kurbinit arrestoi sot 6 perosna si dhe sekuestroi një sasi të madhe kanabisi të tharë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka finalizuar me sukses operacioni antidrogë në Mamurras.

Të arrestuarit janë:

Gentian Pepmarku, 20 vjeç, banues në Mamurras

Artan Sallaku, 35 vjeç, banues në Mamurras

Kejvin Tuga, 18 vjeç, banues në Mamurras

Edmir Diva, 28 vjeç, banues në Mamurras

Osman Morina, 67 vjeç, banues në Mamurras

Gjelosh Vuksani 53 vjeç, banues në Mamurras

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.M. 34 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë të vjetër në Mamurras në pronësi të shtetasit Gjelosh Vuksani dhe që ishte marrë me qira nga shtetasi L.M. u gjetën dhe u asgjësua me anë të djegies 1450 kg bimë e dyshuar narkotike cannabis- sattiva në proces përpunimi dhe tharjeje.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 pushkë, 1granatë dore, 1 automatik, fishekë dhe ventilatorë për përpunim droge, dylbi, kamera vëzhgimi si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të procesit të tharjes së bimëve narkotike.

Po në lidhje me këtë ngjarje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit B.M. 51 vjeç, banues në Mamurras dhe Xh.D. 53 vjeç, banues në Mamurras me funksion elektricistë , pasi në magazinën e gjetur është konstatuar e instaluar energji elektrike dhe nga verifikimet ka rezultuar se ishte lidhje e paligjshme dhe këta dy shtetas nuk kanë bërë verifikimet e duhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY