21 të arrestuar për trafik droge, mes tyre edhe shqiptarë

21 të arrestuar për trafik droge, mes tyre edhe shqiptarë

55
0
Shares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 200 karabinierë të Komandës Provinciale të Ragusës po ekzekutojnë 21 urdhër arreste të lëshuara nga Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, për italianë dhe shqiptarë të përfshirë të trafikun dhe shpërndarjen e drogës në këtë provincë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një operacion, hetimet për të cilin kanë nisur muaj më parë dhe që deri më tani ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e një kilogramë kokaine të pastër. Të arrestuarit, disa prej të cilëve me precedentë të mëparshëm penalë, akuzohen për shpërndarje të kokainës dhearmëmbajtje pa leje. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se detaje të mëtejshme rreth këtij operacioni do të jepen në një konferencë për shtyp të autoriteteveitalianegjatë paradites.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY