Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një takim me administratorët e kompanive të karburanteve foli për masat shtesë të sigurisë.Në fjalën e tij, Tahiritha se nga 2011 deri në 2016 kanë ndodhur 170 grabitje në karburante, ku vetëm 40 % e tyre janë zbuluar.
“Nga 2011 deri më sot janë rreth 170 grabitje në pikat e karburantit dhe janë zbuluar jo më shumë se 40% e tyre. Gjeografia e këtyre ngjarjeve është pa dyshim gjithë Shqipëria, pa kursyer edhe kryeqytetin. Shpesh ky fenomen përsëritet në të gjitha pikat e shitjes së karburanteve. Lind e domosdoshme një vlerësim paraprak i atyre që konsiderohen faktor rreziku, por edhe faktorët nxitës”.
Lidhur me këtë fenomen negativ që ndodh në vendin tonë, Ministri propozoi disa masa shtesë në mënyrë që të evitohen këto raste.Sipas tij, një nga masat që do të ndërmerren është ajo e kamerave të sigurisë, ku sipas ligjit të ri do të kenë lidhje direkt me policinë. Tahiri tha gjithashtu se duhet të eleminohen faktorët që nxisin pasigurinë, duke propozuar që pikat e karburanteve të jenë me vetëshërbim gjatë natës, në mënyrë që të shmangin grabitjet me armë.
“Në botë sot gjatë orëve të natës nuk gjen operator që shet karburant me para në dorë. Arsyeja është eliminimi në maksimum i këtij faktori nxitës. Personi që shet karburant natën mund të bëhet pre e grabitësve. Është kjo arsyeja që sot në botë ka lindur e domosdoshme dhe sot është e aplikuar që të vendosen pikat e vetëshërbimit gjatë natës të pikave të karburantit. Operatorë mund të ketë që ndihmojnë operatorin, por jo që shkëmbejnë para me konsumatorin. Mjafton kjo masë që të bëjnë të pamundur grabitjen,”
tha Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/