Sa herë nëpërmjet mediave Rama ka manipuluar me ish-familjen e tij dhe...

Sa herë nëpërmjet mediave Rama ka manipuluar me ish-familjen e tij dhe me Matilda Makoçin

208
0
Shares

Prej dy ditësh ka ngjallur një debat të madh intervista e ish gruas së Edi Ramës, Matilda Makoçi në televizionin e Karlo Bolinos dhe gazetën e tij.

Mediat pranë opozitës kanë thërritur skandal duke akuzuar një manipulim të pastër mediatik, që e paraqiste ish aktoren e famshme si mbështetsen e sotme të Ramës. Tjetër version kanë mbrojtur mediat e Bolinos, të cilat kanë premtuar se do të publikonin të plotë pamjet e intervistës dhe fjalët e Makoçit.

Po pse kjo intervistë ka ngjallur kaq shumë debat dhe ku qëndron problemi me të?

Le ti marrim të dy këto pikpyetje me radhë.

Intervista ka ngjallur shumë debat pasi kundërshtarët e kanë akuzuar Edi Ramën gjithnjë se ai qe ndarë në mënyrë të shëmtuar me aktoren Makoçi. PD dhe mediat e saj kanë botuar dokumenta (origjinaliteti i tyre mbetet gjithnjë për tu faktuar), ku pretendohet se në gjyqin e ndarjes, Rama e ka akuzuar gruan se e kishte djalin e tyre të përbashkët me babain e tij, Kristaq Rama. Pra shkurt, Edi dhe Matilda kanë pasur një çerek shekulli më parë një ndarje jo të lehtë.

Ky lloj sulmi ka pasur gjithnjë për qëllim të tregojë se Rama nuk është një njeri i përkushtuar për familjen, prandaj nuk mund ti shërbejë si duhet edhe Shqipërisë.

Ndaj këtij sulmi që daton në fillim të viteve 2000, Edi Rama, ka reaguar gjithnjë me mënyrat që di ai.

Pasi akuzat u botuan, ai u paraqit për herë të parë në publik me të birin Gregun, në ditën e votimeve të para për bashkinë e Tiranës, në vjeshtën e vitit 2000.

9 vite më pas, kur do kandidonte për herë të parë për kryeministër, ai organizoi një intervistë në Gazeta Shqiptare (edhe atëhere rastesisht drejtohej nga Bolino) me prindërit e Matilda Makoçit që theksonin se ai qe kujdesur për të birin dhe bënin thirrje të votohej për të.

Pra në një farë mënyre, Rama është munduar gjithnjë që ti përgjigjet metodat e tij akuzave të kundërshtarëve politikë.

Prandaj dhe intervista e ish gruas që fliste për herë të parë pas 25 vjetëve pati rëndësi të veçantë.

E këtu fillon debati tjetër: gënjyen apo jo mediat e Karlo Bolinos?

Dy ditë më parë Report TV dhe Shqiptarja.com i vunë në gojë Matilda Makoçit këto fjalë:”Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona `dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij.”

Pra sipas këtij teksti duket qartë se Edi Rama po ndjek dhe sot të njëjtat ëndrra të përbashkëta që në kohën e martesës me Matildën. Aty lihej të kuptohej jo vetëm një njeri që ka ngelur idealisti i ëndërrimeve rinore, por edhe se ish gruaja (ndryshe nga ç’thuhej) ushqente të njëjtën simpati për ish bashkëshortin e saj.

Këto deklarata ngjallën reagime të menjëhershme. Autori i emisionit Publicus, Artan Rama dhe disa portale opozitare hodhën dyshime dhe i kërkuan drejtuesve të mediave të Bolinos të botonin intervistën.

Nën presion kjo ndodhi.

Por duke parë videon (poshtë) kuptohet lehtë manipulimi. Në atë që Makoçi ka thënë nuk përmenden as ëndrrat e përbashkëta të rinisë, e aq më pak lihet të kuptohet se Rama është ende dhe sot mbartësi i atyre ëndrrave. Togfjalëshi i dytë që është shtuar është: “nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij”.

Ja se ç’ka thene fjale per fjale ajo: “ Më vjen shumë mirë që më përmendët një shok shkolle(montazh)…dhe është një shok i dashur i të gjithëve(montazh)… Edhe sot që është kryeministër është një njeri i afërt për të gjithë mesa shoh edhe gëzohem për sukseset që ka… porse djali që kemi(montazh)ndihmon(montazh) për të qënë një miqësi e sinqertë dhe pa shqetësime” (shih videon poshte).

Këto janë pra fjalët që Matilda Makoçi, për më tepër e sëmurë dhe prej vitesh në efektin e ilaçeve ka thënë. Por ato janë transformuar dhe janë rregualluar.

Nuk ka kuptim këtu ti hyhet diskutimit me qëllim apo jo.

Atë e gjykon vetë çdo lexues.

Ajo që bie në sy është se ky manipulim i shkon për shtat imazhit që Edi Rama kërkon të krijojë.

Nëse në vitin 2000, ai përdori të birin adoleshent, për ta nxjerë në kamera para votimeve, nëse në vitin 2009, ai përdori ish vjehrin dhe vjehrën e tij që bënë thirrje publikut ta votonte, tani në prag të zgjedhjeve të 2016, duhej vetë fjala e ish gruas. Dhe mediat e Bolinos erdhën sërish në ndihmë, duke i vënë në gojë Matilda Makoçit, fjalë që nuk i kishte thënë. /Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY