PD ironizon Ramën: Njeriu që si model të meritës ka Roshin, Ndokën,...

PD ironizon Ramën: Njeriu që si model të meritës ka Roshin, Ndokën, Prengën, u flet pedagogëve dhe rektorëve

64
0
Shares

Partia Demokratike e ka ironizuar takimin që kryeministri Edi Rama pati me pedagogë dhe rektorë të universiteteve. Në deklaratën e PD thuhet se kreu i qeverisë nuk i kupton kërkesat e pedagogëve dhe maturantëve pasi ai ndjek modelin e personave të pashkolluar, duke përmendur emrin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, atë të Krujës Artur Bushi dhe deputetët Arben Ndoka, e Armando Prenga.

Reagimi i plotë i PD

Për dy orë më radhë Edi Rama u mundua, dhe jo për herë të parë, të justifikojë dështimin e tij me pranimet në universitet. Njeriu që si model të meritës dhe preferencës ka Elvis Roshin, Arben Ndokën, Artur Bushin, Armando Prengën e dhjetra deputetë që as dyert e universiteteve nuk i ka parë ndonjëherë, u flet për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve. Njeriu që përdor kriminelë e trafikantë sa herë ka zgjedhje e kudo ka zgjedhje flet për meritë e vlera. Modeli i Ramës është krimi, është droga, është mashtrimi, ndaj ishte në siklet dhe në gjemba para pedagogëve, ndaj nuk i kupton dhe i përçmon kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Prandaj nuk i kupton dot maturantët e shkëlqyer që kërkojnë të marrin atë që duan e për të cilën kanë investuar dhe jo atë që kërkon tu japë Edi Rama me paaftësinë dhe arrogancën që e karakterizon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY